Agron Avdijaj: Qeverisja e ardhshme e VV-së do të jetë në shërbim të sportistëve, klubeve e talentëve të Istogut

Agron Avdijaj: Qeverisja e ardhshme e VV-së do të jetë në shërbim të sportistëve, klubeve e talentëve të Istogut

Kandidati për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj ka vizituar KHF Istogun bashkë.


Avdijaj ka premtuar se qeverisja e ardhshme e Vetëvendosjes do të jetë më shërbim të sportistëve, klubeve e talentëve.

“Nesër zhvillojnë ndeshje në kuadër të EHF European Cup. Për shumë vite i kemi parë sukseset e tyre si në garat evropiane ashtu edhe në ato vendore, ku na bën krenar secilin e të gjithë neve, duke na dhuruar emocione me lojën e tyre spektakolare. Sot, vizituam KHF Istogun bashkë me disa nga kandidatët tonë për Kuvend Komunal, ku u pritëm nga trajneri, Faruk Shala dhe hendbollistët e këtij klubi e skuadre të mrekullushme që mbi supet e tyre bartin suksesin e krenarin e një qyteti të tërë. Qeverisja e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog do të jetë në shërbim të sportistëve, klubeve, e talentëve të Istogut, pa asnjë rezervë. Bashkë për sportin dhe sportistët e Istogut!”, ka shkruar Avdija.

Lexo edhe

Video