Agron Avdijaj: Problemet e banorëve të Veriqit do të zgjidhen gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes me Istogun

Agron Avdijaj: Problemet e banorëve të Veriqit do të zgjidhen gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes me Istogun

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agron Avdijaj së bashku me bartësin e listës Florin Dreshaj dhe kandidatin për Kuvendin Komunal Astrit Bujupaj, kanë takuar sot banorët e Veriqit, me të cilët diskutuan për problemet me të cilat ata përballen.

Avdiaj ka thënë se banorët e fshatit Veriq përballen me probleme të shumta siç janë ujë, kanalizimi e gjatë gjithë verës edhe kontaminimi nga deponia e Tuçepit, të cilat do të zgjidhen gjatë qeverisjes së tij si kryetar i ardhshëm i komunës së Istogut.


“Së bashku me bartësin e listës Florin Dreshaj dhe me kandidatin për Kuvendin Komunal, Astrit Bujupaj, takuam dhe bashkëbiseduam me banorët e Veriqit, ku morëm mbështetjen e tyre të plotë dhe i siguruam se si qeverisje e ardhshme në Istog, do të fillojmë me punë për t’i evituar problemet me të cilat përballen banorët e kësaj ane. 144 Bashkëqeverisim”, shkruan Avdijaj në Facebook.

Agron Avdijaj ka marrë besimin nga Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Istog që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lexo edhe

Video

error: