Agron Avdijaj premton zgjidhjen e problemeve në sigurinë rrugore në komunën e Istogut

Agron Avdijaj premton zgjidhjen e problemeve në sigurinë rrugore në komunën e Istogut

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agron Avdijaj ka shpalosur planet e tija për sigurinë në komunikacion gjatë mandatit të tij në krye të komunës.

Avdijaj ka thënë se siguria në komunikacionin rrugor nuk është aspak e mirë, përfshirë edhe gjendjen e rrugëve. Ai po ashtu u zotua se gjatë mandatit të tij si kryetar i ardhshëm i Istogut do të përfundojë asfaltimi i rrugëve.


“Sa i përket rrugëve që lidhin fshatin me fshat, dhe disa lagje që kanë mbetur ende të pashtruara, gjatë mandatit tonë do të përfundojnë”, tha ai.

Për më tepër, ai tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zgjidhjes së problemeve të kryqëzimeve në rrugët e komunës, ku do të hartojnë planin e mobilitetit për ndërtimin e rreth-rrotullimeve.

https://fb.watch/8k02dgecqD/

Lexo edhe

Video