Agron Avdijaj premton përkrahje për gratë ndërmarrëse gjatë qeverisjes me Istogun

Agron Avdijaj premton përkrahje për gratë ndërmarrëse gjatë qeverisjes me Istogun

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agron Avdijaj së bashku me disa nga kandidatet për Kuvendin Komunal, kanë vizituar bizneset e kësaj komune.

Ai me këtë rast ka thënë se qeverisja e tij e ardhshme komunale do të ketë në fokus përkrahjen e grave ndërmarrëse.


Postimi i plotë:

Gratë ndërmarrëse e bëjnë ndryshimin për një shoqëri të barabartë. Së bashku me disa nga kandidatet për Kuvendin Komunal vizituam biznesin e Elvira Zenunaj-Dreshaj pronare e biznesit “Madam Caffe” .

Për të realizuar potencialin e rritjes ekonomike dhe garantuar mirëqeverisjen, gratë e vajzat duhet të luajnë rol aktiv në ekonomi, qoftë si ndërmarrëse apo edhe në pozita tjera udhëheqëse. Përkrahja e vajzave dhe grave që kanë iniciativa të tilla do të jenë fokus i qeverisjes sonë. Bashkë më shumë

Lexo edhe

Video