Agon Ramadani propozohet në vend të Arbnor Tmavës për anëtar në organin shqyrtues të Prokurimit Publik

Agon Ramadani propozohet në vend të Arbnor Tmavës për anëtar në organin shqyrtues të Prokurimit Publik

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër  anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.


Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, thuhet në njoftim. 

Video