Agon Hana nga AAK: Vetëm me plan-programin tonë mund të ndryshojmë për të mirë të ardhmen e Prishtinës

Agon Hana nga AAK: Vetëm me plan-programin tonë mund të ndryshojmë për të mirë të ardhmen e Prishtinës

Kandidati për asamble komunale të Prishtinës nga radhët e AAK-së Agon Hana ka thënë se vetëm plan-programi “E Para Prishtina” mund të sjellë ndryshimet më të mira për të ardhmen e qytetarëve.

Duke folur rreth debatit të kandidatëve të partive për të parin e Prishtinës, Hana tha se aty është folur edhe për decentralizimin, e cila si temë ishte hapur nga vetë ai dhe AAK-ja muaj më parë.

“Mirëpo, prapë mendoj se decentralizimi nuk bëhet me E-kioska, por bëhet me ndarje të buxhetit, me formim të këshillave të lagjeve dhe të bashkësive lokale! Po ashtu, gëzohem që edhe lagjja Arbëria ishte temë shumë e përmendur në debat. Më në fund, pas shumë vitesh, po rikthehet fokusi në këtë lagje kryesore të kryeqytetit. Vetëm me plan-programin ‘E Para Prishtina’ ne mund të ndryshojmë për të mirë të ardhmen e Prishtinës”, ka thënë Hana në një postim në Facebook.


Postimi i plotë:

Dje në #DebatPernime u shpalosën programet e partive politike për të ardhmen e Prishtinës. Ndër të tjera, temë e debatit u bë edhe decentralizimi, temë kjo e hapur nga unë dhe AAK shumë muaj më parë. Kjo temë siç duket u ka pëlqyer shumë partive dhe për këtë disa e kanë futur në planprogram. Mirëpo, prapë mendoj se decentralizimi nuk bëhet me E-kioska, por bëhet me ndarje të buxhetit, me formim të këshillave të lagjeve dhe të bashkësive lokale!

Po ashtu, gëzohem që edhe lagjja Arbëria ishte temë shumë e përmendur në debat. Më në fund, pas shumë vitesh, po rikthehet fokusi në këtë lagje kryesore të kryeqytetit

Vetëm me plan-programin ‘E Para Prishtina’ ne mund të ndryshojmë për të mirë të ardhmen e Prishtinës.

Lexo edhe

Video

error: