Agolli bën thirrje që qytetarët e sidomos gratë të dalin për të votuar

Agolli bën thirrje që qytetarët e sidomos gratë të dalin për të votuar

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Armend Agolli, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

Ai ka votuar sot rreth orës 13:30 në qendrën e votimit në shkollën fillore ‘Migjeni’ në Mitrovicë.


Pas votimit, Agolli apeloi që qytetarët e sidomos gratë të dalin dhe të votojnë në numër sa më të madh, në mënyrë që secili të jap kontributin e vet për qytetin e Mitrovicës.

“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, sidomos uroj që gjinia femërore dhe gratë të votojnë më shumë…Me votë respektojmë së pari veten, familjen, luftëtarin e lirisë të cilën e gëzojmë sot… kështu që iu lutem ejani votoni dinjitetshëm dhe me këtë jepni kontributin për qytetin tonë”, ka thënë Agolli.

Lexo edhe

Video

error: