AGK reagon kundër emërimit të Gërvallës drejtor në RTK

AGK reagon kundër emërimit të Gërvallës drejtor në RTK

Pas emërimit të Rilind Gërvalla drejtor i kanaleve shqip në Radio Televizionin e Kosovës, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik, kjo pasi që sipas tyre Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht.

Për këtë arsye ata kanë kërkuar një proces të ri rekrutimi mbi bazën e meritokracisë dhe pa nderhyrje politike.

Sipas AGK-së rekomandimi dhe emërimi i Gërvallës është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional.

Nepërmet reagimit të tyre ata kanë shprehur shqetësimin që emërimi i Gërvallës dhe ngjarjet e fundit në RTK do të ndikojnë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies.

Në fund Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë shprehur bindjen e tyre që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik.

Reagimi i plotë i AGK-së:


AGK: Proces i ri për drejtor të televizionit në RTK

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK.

AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik. Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht.

Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional.

Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik.

Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies.”

Lexo edhe

Video