AGK: Ndalesat e qarkullimit nuk vlejnë për gazetarët, reagon për veprimin ndaj gazetares në veri 

AGK: Ndalesat e qarkullimit nuk vlejnë për gazetarët, reagon për veprimin ndaj gazetares në veri 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim thotë se ka pranuar lajmin se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është ndaluar dhe është dërguar në stacion të Policisë, gazetarja Tatjana Llazareviq nga portali “Kossev” në veri të Mitrovicës.

AGK thotë se kjo ka ndodhur pavarësisht faktit se me vendim të Qeverisë së Kosovës ndalesat e qarkullimit nuk vlejnë për gazetarët dhe se ata janë të lirë ta kryejnë punën e tyre në çfarëdo kohe.

Rastin e ka konfirmuar vetë gazetarja, përkatësisht redaktorja e këtij portali, Tatjana Lazareviq. Ajo ka treguar se, kishte dalë në terren për realizimin e një storie në shtëpinë e Shëndetit në Zveçan. Edhe pse ua ka dëshmuar policëve ID-n, ashtu siç e kërkojnë udhëzimet e qeverisë së Kosovës, gazetarja është dërguar në stacion me arsyetimin se në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, ndalohet lëvizja pas orës 12:00.

Pas intervistimit Lazareviq është liruar.

Llazareviq, edhe dy ditë më herët është penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga anëtarët e të ashtuquajturit shtab i të krizës në veri të Mitrovicës, për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë të konferencës rreth gjendjes së pandemisë COVID – 19.


“Ky është një tjetër sulm në një seri presionesh ndaj gazetarëve të portalit tonë dhe përpjekjeve për të parandaluar kryerjen e detyrave gazetareske. Pavarësisht se me këmbëngulje po i tregoja policisë së Kosovës ID-n e mediumit tim, duke përmendur edhe vendimin e qeverisë së Kosovës, përkatësisht njoftimin se një gazetar është i detyruar t’i tregojë ato, kjo nuk më ndihmoi mua për ta shmangur ndalesën”, ka thënë Llazareviq.

Ndalja dhe pengimi i gazetarëve përderisa ata janë në krye të detyrës, paraqet trysni jo vetëm ndaj punës së tyre por edhe ndaj lirisë së shprehjes. Kjo, po ashtu është edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

AGK rikujton se, gazetarët dhe ekipet përcjellëse, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punetorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.

Njëherësh, AGK kërkon nga organet kompetente që menjëherë të zbardhen arsyet e kësaj ndalese të jashtëligjshme dhe njëherësh të ndërpriten presionet ndaj gazetarëve të portalit “Kossev”.

 

Lexo edhe

Video

error: