AGK: Letra e FFK-së, presion ndaj mediave
Sport
Lexohet për: 2 min.
fffkk
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanë pranuar një letër nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës. 

Një letër të tillë, AGK e ka konsideruar si “si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë”.

“Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës. Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së”.  AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.  Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndryshe, kritikat ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës vërshuan pas vendimit të kësaj të fundit për të përjashtuar nga grumbullimi me Kosovën tre futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric

Në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Kosova pësoi nga Rumania dhe triumfoi ndaj Qipros.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024