Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Kjo organizatë po kërkon nga instanca e fundit e drejtësisë që të shpall këtë ligj antikushtetues, meqë konsideron se nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Pas dorëzimit të komenteve, kryetari i AGK-së tha se ky rast gjyqësor është historik.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha theksoi se për herë të parë do të merret një vendim për një ligj i cili ka të bëjë me lirinë e medias.
Edhe juristja e medias, Flutura Kusari pret që argumentet e dorëzuara do të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese.
Kusari foli përplasjet me partinë në pushtet, për çka konsideroi se është për keqardhje qasja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro. Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend. Lidhur me të, kundërshtime pati edhe nga institucionet ndërkombëtarët.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...