Agjenti i Raphinhas e konfirmon interesimin nga gjigandi anglez

Agjenti i Raphinhas e konfirmon interesimin nga gjigandi anglez

Sulmuesi anësor i Leeds United që nga transferimi nga skuadra franceze Rennais ka treguar paraqitje të mira me klubin anglez.

Që nga tetori i vitit 2020, sulmuesi brazilian ka bërë 38 paraqitje për skuadrën e Leeds, duke regjistruar nëntë gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij, përcjell KosovaPress.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim në shërbimet e tij, dhe këtë gjë e konfirmojnë agjenti i lojtarit dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.


Agjenti i Raphinhas Deco ka treguar sot që disa klube të caktuara kanë shprehur interesim në lojtarin e tij, ndër to edhe gjigandi i Premier Ligës angleze Liverpooli.

“Ai është një lojtar tejet i rëndësishëm. Ka disa klube të caktuara që e pëlqejnë atë, ndër to edhe Liverpooli. Atyre iu pëlqen ai, ku kemi pasur edhe kontakte, por jo diçka zyrtare. Skuadra e Leeds dëshiron ta mbajë atë edhe për një sezon”, tha Deco.

Këtë sezon 2021/22, Raphinha në shtatë paraqitje për Leeds United ka arritur të shënojë tre gola.

Lexo edhe

Video

error: