Agjencitë e lajmeve nga 12 shtete mblidhen në Prishtinë, pandemia dhe ndikimi i saj – temë diskutimi

“Media dhe agjencitë e lajmeve në epokën e PostCovid” është tema që shënon Kuvendin e 29-të të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA) e që sivjet shënohet në Kosovë nën organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Agjencitë e lajmeve nga 12 shtete të Ballkanit po qëndrojnë në Kosovë ku edhe do të diskutojnë rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur në punën e medias.

Në hapje të këtij organizimi, Armela Krasniqi presidente e ABNA-s tregoi për rëndësinë e medias, në veçanti gjatë periudhës kur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19.

“Nga dita e parë e pandemisë liria e mediave është përballur me sfida të mëdha, njërën anë kërkesa në rritje për mbulime të kësaj  gjendje tejet të pazakontë, pastaj publiku i bllokuar në shtëpitë e tyre ishte i etur per informata”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se detyra e medias është më e rëndësishme se asnjëherë më parë gjatë periudhave të tilla.


“Ka qenë vit i vështirë, ajo që kemi parë është që i gjithë publiku ka pasur shumë më shumë interes, kemi pasur më shumë abonues, më shumë shikime në artikujt tonë, shkrimet tona dhe kjo na vë para një pyetje jemi agjencitë e lajmeve të besimit, dhe duhet ta kryejmë detyrën tonë në mënyrë të paanshme me shume kompetencë dhe duhet të transmetojmë të vërtetën”, ka thënë Krasniqi.

Pronari i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skënder Krasniqi tha se edhe gjatë periudhës me pandeminë, KosovaPress ka mbajtur standardet dhe etikën profesionale.

“Ne i qëndruam besnik të vërtetës dhe vetëm mbajtëm në agjendë etikën standardet dhe etikën profesionale. Besoj se sfidat kanë qenë dhe janë pothuajse të njëjta per të gjithë ne. Pandemia ka shkaktuar pasoja të mëdha në çdo segment të jetës dhe punës ndërsa ne fushën tonë duket se do të na orientoi më ndryshe se deri më tani, edhe format dhe mënyrat se si ne do të funksionojmë në të ardhmen. Për secilin nga ne që përfaqësojmë mediat tona këtu uroj që sfidat t’i tejkalojmë në mënyrën më të mirë. Agjencia e Lajmeve KosovaPress është anëtare më e re në ABNA-SE sepse vjen edhe nga shteti më i ri në Ballkan dhe jemi së bashku që nga viti 2017 kur KosovaPress është pranuar anëtare me të drejta të plota”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu bëri të ditur se përveç diskutimeve që do të bëhen në ditët në vijim në kuadër të këtij organizimi, do të vizitohen edhe disa prej vendeve historike të Kosovës përmes së cilave mysafirët do të njihen me ushqimet dhe traditat në vend.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress është pjesë e ABNA-s nga viti 2017 derisa synim mbetet anëtarësimi në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve EANA.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: