Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AFK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të sistemit të Menaxhimit të Informatave në Laborator, pronë e AFK-së për Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Kryeshefi ekzekutiv i AKF-së, Blerim Olluri dhe  zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e IML-së, Flutra Goga-Bajrami u zotuan me këtë rast për rritjen e bashkëpunimit në procedurat e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale-shkencore të të dyja institucioneve.


Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator është një sistem kompjuterik i cili rregullon qasjen e personelit në njësitet e caktuara në mënyrë elektronike, si dhe mundëson qasjen në të gjitha format në institucionin e tij për të raportuar apo vendosur ekspertizën, përfunduar mendimin e ekspertit, arkivuar raportin, në mënyrë që ky raport të ruhet dhe të jetë i qasshëm në çdo kohë. 

Duke u nisur nga fakti se janë institucione të Administratës Shtetërore të Kosovës dhe ofrojnë shërbime forenzike, kanë detyra në interes të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, përveç tjerash, përmes kësaj marrëveshje janë kursyer rreth një milion euro, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video