Drejtori i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve (BTA), Kiril Valçev dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë kombëtare të lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, Oleksandr Kharçenko nënshkruan të shtunën një marrëveshje bashkëpunimi gjatë hapjes zyrtare të Klubit Kombëtar të Shtypit BTA në Odesa, Ukrainë.
Marrëveshja parashikon që secili vend të marrë shërbimet e lajmeve të tjetrit, duke përfshirë buletinet e lajmeve në anglisht, shkruan BTA, përcjell KosovaPress
“Ne po nënshkruajmë një kontratë në shtëpinë e re të BTA në Odessa, sipas së cilës BTA do të fillojë të blejë lajme nga Ukrinform, siç është praktikë me agjencitë e tjera të lajmeve që punojnë vetëm në baza komerciale”, tha Valçev.
Lajmet nga korrespondenti i BTA në Odesa për bullgarët nga Ukraina do të mund të arrijnë në mediat ukrainase përmes Ukrinform, të cilat mund të përdorin lirisht burimet e BTA-së, vuri në dukje Valçev.