Agim Veliu thotë për Osmanin: Nuk më bëjnë përshtypje veprimet e saj

Agim Veliu thotë për Osmanin: Nuk më bëjnë përshtypje veprimet e saj

Për votimin kundër ndaj mocionit të votëbesimit nga LDK ndaj qeverisë Kurti nga kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje veprimet e saj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sonte ka deklaruar se LDK do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Po ashtu Veliu ka treguar se në mbledhjen e  kryesisë së LDK-së, është votuar në mënyrë unanime për kërkimin e mocionit të mosbesimit të qeverisë. Ai po ashtu ka pohuar se deklarata e tij një natë më parë për gjendje të jashtëzakonshme, ka qenë vetëm pretekst për shkarkimin e tij nga kryeministri Kurti.


Veliu ka pohuar për RTV Dukagjini, se përgjegjësi e LDK-së është që të mos qëndrojë në një qeveri që është antiamerikane. Veliu ka pohuar së në Kosovë prej 1 marsit deri sot, kanë hy e kanë dal në Kosovë mbi 200 mijë njerëz, për të cilët nuk ka informacione ku kanë qenë dhe kë kanë takuar.

“Kërkesa ime ka qenë që Kosova t’i shtojë masat kundër virusit, sepse është rreziku edhe siguria publike, pasi njerëzit kanë filluar të sillen të tillë që e rrezikojnë sigurinë publike para furrave dhe para vendeve të blerjes së miellit. Unë jam deklaruar për ndërmarrjen e masave ekstreme. Është e drejtë e Presidentit sipas Kushtetutës të vendosë një dekret, dhe është e drejtë e Kuvendit që të votojë pro ose kundër”, tha ai.

Ai ka treguar për raportet që ka pasur me kryeministrin Kurti, i cili tha se raportet mes tyre janë ndërpre me rastin e emërimit të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

“Në fillim bashkëpunimi im me kryeministrin ka qenë shumë i mirë. Kam pas shumë takime më të. Marrëdhëniet mia kanë qenë korrekte, kanë qenë raporte pune në kuadër të rregullave, në kuadër të rregullores së punës së qeverisë. Në takime me të kam pas çështje shumë serioze, por kryeministri nuk ka pasur gëzim që të jep vendim për kryerjen e atyre punëve serioze. Pastaj, nga emërimi i zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atëherë komunikimi është ndërpre në mënyrë të menjëhershme nga ana e tij”,  tha Veliu.

Lexo edhe

error: