Agim Veliu: Oferta e Qunit pa pëlqimin e LDK-së

Agim Veliu: Oferta e Qunit pa pëlqimin e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu njëherit ish-ministër i Brendshëm, ka thënë se oferta e ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, nuk e ka pëlqimin e Lidhjes Demorkatike.

Quni, para se deputetët të shkojnë në pauzë, kërkoi Kurti të tërheq vendimin për shkarkimin e Veliut, të heqë tarifën dhe të bëj një kërkim falje dhe kështu LDK do të tërhiqte mocionin.


“Nuk e ka pëlqimin e Lidhjes Demokratike, ky është qëndrim personal dhe nuk ka asnjë autorizim të nxjerrë oferta të tilla në momentin kur po zhvillohej për mocionin e mosbesimit”, tha Veliu në një lidhje direkte me TV Dukagjinin.

Veliu tha se nuk është problemi te ministri i Punëve të Brendshme, por ato janë të natyrave të tjera dhe më të thella. Sipas tij, shkarkimi ka qenë vetëm pretekst i Kurtit për t’iu fshehur përgjegjësive dhe të ikë si fitimtar nga qeverisja e vendit.

Veliu gjithashtu tha se “Albin Kurti është tepër antiamerikan”.

Lexo edhe

error: