Kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ka dal në përkrahje edhe ish-kryeministri Agim Çeku si dhe avokati i mirënjohur në Prishtinë, Ramë Gashi.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se është i nderuar me përkrahjen ish-kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si shumë personaliteteve të tjera.
Postimi i plotë:
I nderuar me përkrahjen ish – kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si dhe shumë personaliteteve me rëndësi.
Të vendosur për të bërë ndryshimin e madh në kryeqytet.
#eparaPrishtina
#punamarë