Agim Bahtiri: Mitrovica do të ketë më shumë investime

Agim Bahtiri: Mitrovica do të ketë më shumë investime

Kryetari aktual i Mitrovicës Agim Bahtiri është deklaruar pas zyrtarizimit të  kandidaturës së tij për të parin e komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.


Ai ka thënë se gjatë katër vjetëve të ardhshme, me përkrahjen e nivelit qendror të drejtuar nga Vetëvendosje, do të arrijë t’i sjellë Mitrovicës më shumë investime.

“Për 8 vjet nuk ka qenë e lehtë të mos kesh përkrahjen e duhur nga niveli qendror, aq më shumë kur të gjithë e dimë situatën e Mitrovicës. Megjithatë, ja kemi dalur të kryejmë më shumë punë se sa është paramenduar edhe nga dashamirët tanë.  Kur po e mendoj se këto 4 vjetët e ardhshëm do të kemi në krye të nivelit qendror Lëvizjen Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin, vetëm një gjë po më del parasysh, ajo është Mitrovica me shumë investime, Mitrovica me përkrahjen e merituar, Mitrovica një qytet me gjithë të mirat. Andaj, bashkë do të jemi me zemër dhe shpirt që të vazhdojmë edhe për një mandat të sukseshëm”, shkruan Bahtiri në Facebook.

Lexo edhe

Video