Agim Bahtiri dënon sulmin në veri: Nuk duhet lejuar fuqizimin e grupeve kriminale

Agim Bahtiri dënon sulmin në veri: Nuk duhet lejuar fuqizimin e grupeve kriminale

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj grupit të atletëve kosovarë sot në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhet ky rast kriminal, duke thënë se nuk duhet lejuar që grupet kriminale, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë.

Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” sot në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk është lënduar askush.


Postimi i plotë:

E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Me këtë rast iu bëj apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre.

Lexo edhe

Video

error: