Agim Aliu zgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Agim Aliu zgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është mbajtur sot, e që është udhëhequr nga kryetari i deritashëm Imri Ahmeti, është zgjedhur bordi dhe kryetari i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në këtë takim, me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas Statutit të AKK-së bazuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu – kryetar i Komunës së Ferizajt ndërsa nënkryetar u zgjodh Imri Ahmeti – kryetar i Komunës së Lipjanit.


Po ashtu anëtarë të bordit u zgjodhën: Shaqir Totaj – kryetar i Komunës së Prizrenit, Bali Muharremaj – kryetar i Komunës së Suharekës, Xhafer Gashi – kryetar i Komunës së Obiliqit, Sokol Haliti – kryetar i Komunës së Vitisë dhe .Dragan Petkovic – kryetar i Komunës së Parteshit.

Po ashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.

Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Lexo edhe

Video