Agim Aliu shpalos programin për mandatin e ardhshëm, për Ferizajn e zhvilluar

Agim Aliu shpalos programin për mandatin e ardhshëm, për Ferizajn e zhvilluar

Sot përmes një video-adresimi në faqen e tij në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu paraqiti platformën e tij elektorale, të cilën e ofron si premtim për katër vitet e ardhshme për qytetin dhe qytetarët e Ferizajt.

Ashtu siç ishte shprehur gjatë shpalosjes së projekteve të veçanta, edhe sot, kandidati i PDK-së për të parin e Ferizajt, premtoi se kryetemë e fushatës së tij do të jetë gjelbërimi i qytetit, ku përveç shumë pikave dhe parqeve të vogla, do të ndërtohen edhe katër parqe të mëdha dhe do të investohet intenzivisht në gjelbërimin e qytetit dhe fshatrave të Ferizajt.

Po ashtu, Aliu premtoi se do të vazhdojë fuqishëm transformimin urban dhe infrastrukturor të Ferizajt, me nënkalime, parkingje, shtigje të biçiklistëve e rrugë të reja, ndërsa nuk do të mungojnë edhe projektet e zhvillimit ekonomik, mbështetje të fuqishme në  bujqësi, si dhe projekte të veçanta për rininë e sportin, ku vlen të veçohen projektet e  ndërtimit të stadiumit dhe pallatit të sporteve luftarake.


Platforma zgjedhore e Agim Aliut, gjithashtu ofron edhe shumë investime në shëndetësi, kulturë, arsim dhe shërbime më të mira sociale, administrative, publike dhe ambientale për qytetarët e Ferizajt.

Platforma e plotë dhe e detajuar është e publikuar edhe në portalin AgimAliu.com, ndërsa të plotë mund ta ndiqni edhe në linkun më poshtë:

Lexo edhe

Video

error: