4-Fourth

,

Lajme

,

Video

Agim Aliu: Kuvendi të shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Si arsye, ai përmendi mos marrjen e masave më të ashpra nga ana e Qeverisë së Kosovës të cilat edhe pse mund të duken të ashpra aktualisht, janë në dobi të shëndetit të qytetarëve. Ai u shpreh se si komunë janë detyruar të marrin masa më të ashpra.

Aliu theksoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe se nuk duhet lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit në atë masë që sistemi ynë shëndetësor të mos mund të përballojë një fluks të mundshëm pacientësh të infektuar.

“Nga ajo që kemi parë dhe që po shohim është se ne vërtet duhet të marrim masa dhe veprime të tilla më të ashpra por që janë në dobi të shëndetit të qytetarëve. Prandaj pikërisht kjo është arsyeja që vërtet Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të marrë këtë masë, respektivisht të vendosë për dekretin e presidentit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme sepse po përsëris nuk do të duhej dhe nuk duhet të presim që të kemi një fluks më të madh që do të mund të eskalonte dhe do të mund të dilte jashtë kontrollit dhe do të ishte e vështirë menaxhimi nga sistemi publik, i institucioneve shëndetësore në një situatë të tillë, e cila eventualisht do të paraqitej javën e ardhshme”, deklaroi Aliu.

Për kreun e Ferizajt, gjendja e jashtëzakonshme do të ndikonte edhe të vet qytetarët që edhe ata të shtojnë masat ndaj tyre dhe izolohen si mundësia më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit.


Aliu ka qenë kritik edhe ndaj moskomunikimit të Qeverisë së Kosovës duke thënë se ekzekutivit duhet të mbështesë më shumë komunat.

Ai tha se një çështje e tillë do t’i adresohet përmes një letre edhe nga Asosacioni i Komunave të Kosovës.

“Kjo ishte arsyeja që me kolegët dhe kryetarët e komunave si bord i Asociacionit do të adresojmë një kërkesë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministrit dhe ministrive të linjës të jenë mbështetës ndaj komunave të Republikës së Kosovës dhe po ashtu, ndaj kryetarëve të komunave që nëse ata nuk do të jenë mbështetës direkt, të paktën të na lejohet në mundësitë financiare që ne i kemi si komuna të na lejohet që të kemi përdorim i cili do të ishte i lejueshëm në kuadër të këtyre masave”, tha ai.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, konfirmoi për KosovaPress se deri paraditen e sotme në komunën e tij nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin COVID-19, ndërsa listoi të gjitha masat që komuna e tij ka marrë për të parandaluar përhapjen e të njëjtit virus.

Lexo edhe

error: