Afganistani një ekuacion me shumë të panjohura!

Afganistani një ekuacion me shumë të panjohura!

Nëpërmjet njërit nga vendimet më të diskutuara që mori lidhur me politikën e jashtme Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden urdhëroi tërheqjen e plotë të trupave të vendit të tij nga Afganistani, vend në të cilin qëndronin prej 11 shtatorit  2001.

Pra për gati njëzet vjet këto trupa sëbashku me trupat e NATO-s ishin të pranishme dhe shiheshin si shpresa e vetme e lirisë nga popullsia civile këtij vendi.

Në kuadër të kësaj tërheqje u arrit një marrëveshje me talebanët.

Me qëllim për të arritur paqen në këtë vend marrëveshja me talebanët ishte e paevitueshme madje utopike nëse do të mendohej ndryshe. Por me çfarë po shohim në zhvillimet më të fundit duket se Afganistani, vendi i shtrirë në malet Hindukush në zemër të Azisë, përsëri po i nënshtrohet fatit të lig të shkruar me gjak dhe lot si prej dekadash të tëra.

Kjo marrëveshje kishte në thelb “sjelljen dhe qëndrimin” e talebanëve gjatë dhe mbas  kohës kur  forcat amerikane do të tërhiqeshin, lidhur me hapat diplomatikë dhe politikë që duheshin ndërmarrë në drejtim të paqes dhe stabilitetit në Afganistan këto iu atribuan rezultateve të bisedimeve të filluara në Doha, kryeqyteti i Katarit kohë më parë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price, bëri një deklaratë në lidhje me planin e tërheqjes nga Afganistani, duke thënë: “Talibanët nuk iu bindën marrëveshjes së arritur”, por kjo nuk mund të quhet marrëveshje nëse njëra palë xhelati në këtë rast nuk i bindet asaj.

Po nga Shtëpia e  Bardhë u tha se ata janë të vetëdijshëm për përparimin e shpejtë të talebanëve në Afganistan, por se administrata afgane dhe forcat e sigurisë kanë fuqinë për të kundërshtuar talebanët. Sot shikojmë se talebanët jo vetëm përparuan me shpejtësinë e erës duke shkatërruar gjithë çfarë u dolën para sigurishtë edhe me ndihmën e të infiltruarve në radhët e ushtrisë dhe gjithë institucioneve të tjera por hynë edhe në Kabulin i cili ishte simboli i fuqisë së luftës kundër tyre.

A mund të jetë ky rrëfim dhe kjo panoramë  rezultati i njëzet vjetëve luftë?

Shtetet e Bashkuara, NATO dhe bota e civilizuar duke parë se kishin informacionin e duhur mjaftueshmërishtë duhet  ta kishin llogaritur mirë se çfarë do të bënin talebanët mbas tërheqjes së SHBA -ve, dhe çfarë po bëjnë ata në të vërtetë?. Po sillen siç dinë vetëm ata në mënyrë çnjerëzore ndaj vajzave dhe grave të vendit, duke shkuar derë më derë e duke i kthyer vajzat që nga mosha 12-vjeç në skllave seksi.  Imamët në zonat që kanë pushtuar të urdhëruar nga komandantët xhihadistë përpilojnë lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen, sepse i konsiderojnë ato si ‘khanima’ ose ‘plaçkë lufte’ dhe mendojnë se ato duhet të ndahen mes fitimtarëve.

Po gjuajtë dhe ekzekutojnë këdo që ka patur lidhje me qeverinë duke u prerë kokën.

U folë aq shumë sikur po flitej për ndonjë shtet nordik se në këtë vend ka Qeveri dhe Opozitë politike por cila është realisht situata aty:


Qeveria e zgjedhur lirisht në Afganistan në më të shumtën e kohës ka qenë e lëkundur dhe talebanët janë në procesin e marrjes së pushtetit përsëri. Ende nuk është e qartë se çfarë drejtimi mund të marrë fati i afganëve në vitet në vijim.  Sidoqoftë, për të parashikuar me siguri është e nevojshme të hedhim një vështrim të shkurtër dy dekadave të fundit ndaj talebanëve, qeverisë afgane dhe Shteteve të Bashkuara.

Për të vlerësuar qartë fuqinë politike të talebanëve në Afganistan, është e nevojshme së pari të vizatohet një pamje e gjithë  elementëve të tjerë të opozitës. Talibanët nuk janë elementi i vetëm i opozitës. Edhe pse një grup tjetër opozitar ai i Haqqani bashkëpunon me talebanët, ai grup ka një udhëheqje të ndryshme e cila është e dashuruar me pushtetin po aq sa krerët talebanë.

Organizata derivate e DAESH e njohur si Grupi Khorasan është një organizatë që mund të kryejë veprime autonome edhe nën një sundim të mundshëm talebanë.

Edhe organizatat pashtune me origjinë pakistaneze, mund të kryejnë veprime luftarake në Afganistan në mënyrë të shpërndarë dhe kryesisht të synojnë Hazarasit që besojnë në sektin shiit.

Edhe pse Al-Kaeda mbeti një organizatë pasive pas ekzekutimit të Bin Laden, ajo mban marrëdhëniet e saj me talebanët dhe organizatat e tjera. Në fakt, me tërheqjen e SHBA-ve, al-Kaeda mund të gjejë një mjedis më të rehatshëm në Afganistan.

Vetëm Organizata Hizb-i Islam-ı Gulbettin, e cila është në krahun opozitar si talebanët, u përfshi në procesin e paqes dhe pajtimit dhe u largua nga lufta e armatosur një vit më parë.

Në këtë konfiguracion ka edhe një gjë të mirë që talebanët nuk janë një organizatë monolite dhe mund të ketë mosmarrëveshje midis krahëve politikë dhe ushtarakë brenda saj kjo shpresohet shumë.

Në mënyrë disfatiste shpresohet që elementët në terren meqënëse kanë mundësi të marrin vendime me iniciativën e tyre. Nëse talebanët marrin pushtetin dhe vendosin regjimin e tyre në Afganistan, duket se ka të ngjarë që të ketë konkurrencë midis elementëve të opozitës. Sidoqoftë, në doktrinën talebane, ku referohet feja, themelet ideologjike i bëjnë talebanët më dominues se organizatat e tjera. Qeveria afgane dhe struktura e saj shoqërore janë edhe më komplekse sesa organizatat e krahut opozitar. Shtetet e Bashkuara kanë qenë në procesin e ndërtimit të shtetit për njëzet vjet dhe janë përpjekur të krijojnë burokraci. Me miratimin e Kushtetutës pas referendumit në 2004, shumë projekte u realizuan brenda fushës së konsolidimit të sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe rritjes së kapaciteteve administrative. Multietniciteti ishte shqetësimi kryesor për amerikanët. Për këtë arsye, qeveria afgane ka një strukturë në të cilën respektohen ekuilibrat etnikë. Nëse një kuadër u caktohet Pashtunëve, ndihmësit e tij mund të jenë Taxhikë ose Uzbekë. Në një situatë të tillë, një mirëkuptim i bazuar në besnikëri dhe jo në merita dominon burokracinë. Nën drejtimin e këshilltarëve amerikanë, shteti afgan u shty fillimisht të qëndrojë mbi këmbët e tij dhe më pas të marrë vendime të pavarura. Sidoqoftë, rezultati i dëshiruar nuk u arrit në këto ditë kjo është gjëja më evidente. Për të prodhuar diskurse të përshtatshme për tërheqjen amerikane, gjeneralët amerikanë prezantuan Forcat e Sigurisë Afgane para publikut se “ata mund të kryejnë operacione të pavarura”.

Politika afgane u përpoq të “menaxhohej” prapa kuintave askush nuk pronocohej dhe nuk mbante diskutime për çfarë do lloj çështje nëse nuk do të shkonte më parë në ambasadën amerikane zona më e gjelbëruar e Kabulit por sot ashtu siç u kultivua dhe u lejua të rritej ai bar e gjelbërim do duhej që edhe politikanët afgan të rriteshin duke marrë dhe dhënë nga terreni i atdheut të tyre me qëllim që të ishin në gjendje të kuptonin se çfarë do duhej të bënin që rolin e talebanëve mos ta kuptonin tashmë kur po i shohin nga afër duke pritur tu japin pushtetin politik ose të ekzekutohen prej tyre.

Sidoqoftë, gara e pushtetit etnik nuk mund të parandalohej. Për shembull, Bordi Zgjedhor (KQZ) nuk mund të shpallte rezultatet e zgjedhjeve për muaj të tërë. Korrupsioni ishte bërë problemi më kronik. Policia dhe oficerët të cilët paguheshin 500-600 dinarë afganë u shtynë në fakt drejt korrupsionit mbasi qeraja e banesës së tyre ishte 400 dinarë afganë. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës i bëri afganët të vënë në dyshim shtetin e tyre. Struktura ekonomike, e cila mbijetoi vetëm me ndihmën e huaj të premtuar në Konferencat e Donatorëve dhe e realizuar pjesërisht, e shtyu fshatin e vendit në kultivimin dhe tregtimin e opiumit. Kultivimi dhe tregtia e opiumit u bënë burimi kryesor i të ardhurave. Sidoqoftë, të ardhurat nga kultivimi i opiumit mund të përballonin vetëm shpenzimet ditore të fshatarëve. Prodhimi i opiumit, në të cilin talebanët nuk ndërhynë në këmbim të një “takse” prej 6 përqind, forcoi talebanët dhe udhëheqësit rajonalë, por dobësoi shtetin. Njëzet përqind e prodhimit kombëtar bruto afgan, i cili është rreth 20 miliardë dollarë amerikanë, vjen nga kultivimi i opiumit. Sidoqoftë, të ardhurat e marra nuk derdheshin në shtet, por në xhepat e disa individëve dhe talebanëve. Në këtë forëm ingranazhet e korrupsionit punonin në mënyrë të pandërprerë. Në kundërshtim me praktikat e para vitit 2001, talebanët nuk folën kundër kultivimit të opiumit, dhe tendenca në zonat rurale i bënë besnikë të talebanëve dhe jo shtetit.Por struktura etnike e shoqërisë afgane është e aftë të formësojë situatën aktuale dhe mundësitë e mëvonshme. Në Afganistan, ku fliten tridhjetë e dy gjuhë, grupet kryesore etnike janë Pashtunët, Taxhikët, Hazarët Shiitë dhe Turqit Uzbek-Turkmen me shtrirje demografike në Pakistan. Gjatë pushtimit Sovjetik dhe më vonë në Luftërat Muxhahidine, këta elementë etnikë kishin një karakter të armatosur me udhëheqësit e tyre natyrorë. Sidoqoftë, me pushtimin amerikan, strukturat e armatosura u shpërndanë. Në dritë shkurtësi politikat e administratave Karzai dhe Ghani për të shpërbërë strukturat e armatosura rajonale i dobësuan këto formacione. Pa mbështetje të jashtme, nuk ka gjasa që udhëheqësit rajonalë të mbajnë një qëndrim afatgjatë. Si rezultat, nevojiten kohë dhe burime për organizimin e këtyre strukturave etnike kundër talebanëve ose një grupi tjetër etnik. Pas dinamikës së brendshme të talebanëve dhe afganëve, është e nevojshme të përqendrohemi në “gabimet” që ndodhën.

U keqtrajtua popullsia civile të cilës ju shkaktua ankth dhe frikë, askush nuk i kuptoi vlerat e shoqërisë afgane dhe nuk i respektoi metodat tradicionale të luftës, por marshoi për ti mposhtur hap pas hapi. Mbështetja në raportet e pabaza dhe të burimeve të pavërtetuara të inteligjencës ishin një gabim tjetër. Në dritën e këtyre raporteve, forcat speciale kryenin operacione natën dhe sulme ajrore ku rezultatet ishin “viktima civile”, siç kritikonte shpesh presidenti Karzai në kohën e tij. Me fjalë të tjera u bënë aq shumë gabime në afganistan të cilat edhe nëse nuk i dhanë përparësi talebanëve bënë që ajo popullatë e mbrekullueshme aq shumë besnike e vuajtur dhe fisnike kurrë mos të arrinte kohezionin e duhur kundër një xhelati i cili sot duke përdorur dronë Iranian ashtu si dikur kundër sovjetikëve raketën Patriot mori edhe Kabulin.

Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen? Talibanët do të shfrytëzojnë në maksimum legjitimitetin e fituar me Marrëveshjen e Dohas për të marrë me votë pushtetin politik. Talebanët nuk mirëkuptojnë asnjë ofertë që mund t’i japë qeverisë afgane një shpëtim. Inkurajimi i talebanëve drejt paqes dhe pajtimit varet vetëm nga qeveria afgane dhe udhëheqësit lokalë që do të rivendosin ekuilibrin ushtarak. Përndryshe, nuk duket e mundur që talebanët të pranojnë ndonjë sugjerim i cili do të jetë i diktuar. Paqja dhe pajtimi janë natyrisht mënyra më e besueshme për të dalë, por është e qartë se toka e prirur nga talebanët duhet të rivendosë ekuilibrin me një lëvizje të kundërt. Skenari më i padëshirueshëm është që të gjitha etnitë të përfshihen në përplasje afatgjata, të profilit të ulët dhe më pas të dhunshëm me njëri-tjetrin dhe talebanët. Një skenar i tillë në të cilin Afganistani është i ndarë mund të çojë në luftë civile.

Lexo edhe

Video

error: