Afganët në rrezik, Qeveria Shqiptare lëshon 705 viza

Afganët në rrezik, Qeveria Shqiptare lëshon 705 viza

Pas mbërritjes të 644 qytetarëve afgan, qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga burime në dijeni të këtij operacioni humanitar mëson se qeveria shqiptare ka lëshuar viza për 705 qytetarë afgan.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur nga senatori amerikan Richard Blumenthal i cili ia ka dërguar listën e këtyre 705 personave edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.


Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen paçka se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

Vetë, senatori amerikan Richard Blumenthal ka deklaruar se:

“Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë . Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, në nuk mund ti lëmë ata atje”.

Elizabeth Rubin gazetare e NewYork Times e cila është duke bashkëpunuar me senatorin Richard Blumenthal thotë se Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe vetë kryeministri Edi Rama janë treguar jashtëzakonisht të gatshëm e bashkëpunues për sjelljen e tyre në Shqipëri.

Lexo edhe

Video

error: