Afër dy mijë viktima brenda 24-orëve nga COVID-19 në ShBA

Afër dy mijë viktima brenda 24-orëve nga COVID-19 në ShBA

Ka shkuar mbi 782 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Vetëm në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur një mijë e 856 njerëz, sipas Universitetit “John Hopkins”.

Kjo ka bëtë që numri total i viktimave të shkojë në 782 mijë e 106.


Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48.56 milionë, me 135 mijë e 238 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5.08 milionë raste të konfirmuara dhe 74 mijë e 561 të vdekur, raporton Top channel.

Në SHBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 197,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 42 milionë kanë marrë tre doza.

Lexo edhe

Video

error: