Aeroporti i Vlorës si litari i të vdekurit te varri

Aeroporti i Vlorës si litari i të vdekurit te varri

Dje qeveriu dhe qeveria nënshkruan një kontratë më dy kompani private për ndërtimin dhe operimin e një aeroporti tjetër në Shqipëri, atë të Vlorës. Është bërë diçka normale tashmë në këto kohë kolere që qeveriu të përdori si kalë të betejës së tijë elektorale ndërtimin e aeroporteve në shqipëri, shpresojmë që jo nga një për çdo qark, ashtu si dikur Berisha me universitetet. Gjithsesi pamvarësisht entuziasmit të qeveriut dhe qeverisë dhe gjith përkrahësve të qeveriut se duke pasur edhe një aeroport më shumë do jemi më afër Europës, kushtet me të cilat u nënshkrua kjo kontratë, jo vetëm që nuk kanë asgjë për tu entuziasmuar, por e kundra për të vënë duart në kokë, por edhe Europën do vazhdojmë ta ëndërrojmë.

Në kontratën e nënshkruar dje nga palët, përcaktohet se: ky konçesion do të jetë një investim prej 103.9 milionë eurosh dhe buxheti i shtetit merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulëta se 140 milionë euro, nga 35 vjet që firma do të mbajë të drejtat e operimit.

Pra, praktikisht kësaj i thonë që shteti, nga xhepi i qytetarëve për 10 vjet do i kthejë mbrapsht kompanisë jo vetëm investimin, por do i japi edhe 36.1 milionë euro fitim.

Por kompanitë që ka përzgjedhur Rama nuk janë të kënaqura që për 10 vjet po marrin jo vetëm investimin e tyre mbrapsht dhe 36 milionë euro fitim, por do e mabjnë edhe për 25 vjet të tjerë në shfrytëzim këtë aeroport.

Kjo lloj kontrate është disa herë më e keqe se kontrata që po një qeveri socialiste nënshkroi për aeroportin e Rinasit në 2004. Me anë të kësaj kontrate shteti praktikisht ka ulur brekët para këtyre kompanive dhe po i lejon që ta shkërdhejnë atë dhe neve, pasi në fund ata që do pagujanë nga buxheti i shtetit këtë fitim të munguar jemi ne qytetarët e këtij vendi.

Kjo kontratë është nënshkruar mbi bazën e një plani fizibiliteti të bërë nga qeveria Shqiptare në 2019, plan ky, që në një pikë të tija ka një tabelë në të cilën bëhet parashikimi i trafikut. Dhe sipas kësaj tabele në 10 vitet e para të operimit të këtij aeroporti numri i pasagjerëve që do e frekuentojnë këtë aeroport është parashikuar të jetë – 5.315.192 pasagjerë.

Dihet që aeroportet fitimin e tyre e nxjerrin në tre mënyra. Ato janë, 40% e fitimive vinë nga shërbimet jo aeronautike, sic janë aktivitetet ekonomike në aeroport, bare, lokale, dyqane. Ndërsa 56% vinë direkt nga fitimet aeronautike të cilat janë,të ardhurat nga terminali, uljet e avionëve, parkimet e tyre dhe pagesa e pasagjerëvë që i bëhet aeroportit nga kompanitë ajrore.dhe 4% i mbetur vjen nga fitime jo operacionale.

Nga gjithë ky aktivitet aeroportet fitojnë nga 12 deri në 16 euro për pasangjer që kalon në aeroport. Po ti referohemi Europës, aktualish aeroporti i cili arrin maksimumin e fitimit dhe më të madhin për pasagjer në Europë, është aeroporti i Londrës Heathrow, i cili fiton 16 euro për pasagjer.


Dhe atshti le të marrim për një moment se edhe aeroporti i Vlorës do të jetë në të njëjtat parametra e shërbime si ai i Londrës e do nxjerri edhe ky një fitim për pasagjer prej 16 eurosh. Këtë shifër po ta shumëzojmë me numrin e parashikuar të pasagjerëve të bërë nga qeveria që ishte 5.315.192 na del = 85.043.072 euro.

Pra siç edhe shihet nga përllogaritjet e qeverisë për 10 vjet kompania nuk e nxjerr dot investimin, por Rama ka vendosur që t’ia plotësojë pjesën e munguar, pra ka vendosur t’i japi nga xhepi i qytetarëve, nga buxheti i shtetit 54.956.928 euro, dmth 55 milionë euro.

Dhe pastaj do ja lëjë në përdorim edhe 25 vjet të tjera ku kompania praktikisht nëse do bazohemi mbi kalkulimet e mësipërme do fitojë rreth 200 milionë euro të tjera, përvec atyre 140 që ka vendosur t’i japi Rama për inat të Shqiptarëve.

Të gjithë ata që janë të kënaqur që mjaft të ndërtohet aeroporti dhe që nuk duan ta fusin trurin në punë se këto para do i pagujnë edhe ata dhe fëmijët e tyre e tanë gjithë jetës, le t’i bëjnë një pyetje vetes shumë të thjeshtë: Po kur qeveria ka vendosur t’i paguajë edhe investimin mbrapsht bashk me fitim, përse nuk e ndërton vetë dhe ta manaxhojë vetë këtë aeroport për gjithë jetën?

Mirë që Rama po e shet Shqipërinë me copa te çdokush që i jep atij pjesën e vet të fitimit, si kjo puna e 36 milionëshes pa lidhje që do i rimbursojë kompanisë konçesionare, se fundja ai nuk është shqiptar as për fis e as për farë, po opozita cfar bën në këtë mes!!!!!

Dhe, si duket, në ikje Rama ka vendosur si puna e atij që  populli thotë: “Si tersi i Pojanit”, i cili, para se të vdiste e la amanet që kur ta varrosnin, te varri përjashta ti linin një litar në form laku që të pengohej çdo kush që do kalonte afër varrit.

Uroj që opozita të zbresi pak me këmbë në tokë e jo vetëm ta kundërshtojë këtë vepër kriminale të re të Ramës që po i vret shqiptarët ekonomikisht, por edhe ta anullojë këtë kontratë në rast se vjen në pushtet.

Ndërsa Pacollit, me gjithë respektin që kam për të, i them, të lutem mos na e shkërdhe inteligjencën duke na thënë se këtë investim po e bën për hatër të kombit e të shqiptarëve. Sepse së pari shkërdhimi i inteligjencës sonë ka 8 vite që e ka ekskluzivitet Rama e mos i hy në pjesë, së dyti në rast se do e doje kombin e shqiptarinë ashtu si unë e si shumë shqiptarë të tjerë të ndershëm, nuk do pranoje këtë lloj kontrate ku po merr mbrapsht investimin me gjith fitim për 10 vjet nga xhepat e shqiptarëve.

Ta gëzojmë edhe aeroportin e Vlorës por me kostot e mësipërme ai nuk do jetë kurrë një aeroport low-kost për ne shqiptarët, sepse duhet të paguajmë nga xhepi mbi çdo biletë për të kompesuar fitimin e munguar të konçesionarit.

Lexo edhe

Video

error: