Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet

Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet

Dy fluturimet e parapara nga Kosova për në Gjermani më datën 13 maj janë anuluar, ka bërë të ditur sot Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në një njoftim në Facebook thuhet se pasagjerët për më shumë informacione duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore.


Për ditën e mërkurë kanë qenë të planifikuara fluturimet Prishtinë-Dyseldorf dhe Prishtinë-Shtutgart.

Aeroporti i Prishtinës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me anulimin e fluturimeve.

Lexo edhe

error: