Aeroplani i Kamala Harris detyrohet të kthehet për shkak të problemit teknik

Aeroplani i Kamala Harris detyrohet të kthehet për shkak të problemit teknik

Aeroplani në të cilin ndodhej Kamala Harris u desh të kthehej të dielën për shkak të një problemi teknik ndërsa zëvendës presidentja amerikane po udhëtonte për në Guatemala, në vizitën e saj të parë ndërkombëtare.

“Jam mirë, jam mirë”, siguroi Harris, duke ngritur dy gishta në ajër dhe duke buzëqeshur pas uljes, duke shtuar megjithatë se “ne të gjithë jemi lutur shkurtimisht, por jemi mirë”.

Zëvendës presidentja fluturoi për në Guatemala me një avion tjetër pa shumë vonesa.


“Ashtë një çështje teknike. Ne nuk jemi të shqetësuar për sigurinë e ish-senatorit të Kalifornisë,” tha zëdhënësja e saj Symone Sanders.

Një gazetare në avionin Air Force Two tha se “zhurma e pazakontë nga ingranazhi i uljes” u dëgjua gjatë ngritjes.

“Por zbarkimi (…) ishte mjaft i zakonshëm,” shtoi ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: