Adriatik Rraci emërohet Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në basketboll

Adriatik Rraci emërohet Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në basketboll

Adriatik Rraci është emëruar në rolin e Menaxherit të Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në të kaluarën, Rraci ishte pjesë e klubit të Pejës, ndërsa nga viti 2016 deri më 2021 ishte në pozitën e menaxherit të klubit, përcjell KosovaPress.

Në dy vitet e fundit, Rraci ka qenë edhe në postin e drejtorit sportiv në klubin pejan, ndërsa ka qenë basketbollistë i “Shqiponjave” nga grup-moshat e reja e deri në ekipin e parë.


“Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, tha Rraci.

Ndërkaq, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka thënë që Rraci do të jetë një ndihmë e madhe për Federatën e Basketbollit (FBK) dhe Përfaqësueset e Kosovës.

“Jam e lumtur që Adriatik Rraci i është bashkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës. Përvojën e tij disa vjeçare do ta bartë edhe në Përfaqësueset e Kosovës dhe të kontribuoj në realizimin e programeve të FBK-së. Ne zhvillojmë shumë aktivitete dhe gara ndërkombëtare me Përfaqësueset e Kosovës, andaj shpresoj që do të kemi suksese së bashku”, tha Dushku.

Lexo edhe

Video