Adrian: Nuk është fati që po e ndihmon Salah

Adrian: Nuk është fati që po e ndihmon Salah

Etika e punës dhe sjelljet e tij kanë bërë që Mohamed Salah të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, ka thënë bashkë-lojtari i tij te Liverpooli, Adrian.

Në një intervistë ekskluzive për “Goal”, portieri spanjoll tregoi personalitetin dhe mënyrën se si Salah vepron, pas rekordeve të njëpasnjëshme të thyera në “Anfield Road”, përcjell KosovaPress.

Forma aktuale e Salah këtë sezon ka qenë e mahnitshme, ku ylli egjiptian ka regjistruar 15 gola në të gjitha garat deri tani, duke shënuar të paktën një gol në 10 ndeshjet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe tre golat e shënuara së fundmi kundër Manchester United.


Duke diskutuar paraqitjet e Salah, dhe se çfarë e bën 29 vjeçarin që të jetë njëri nga më të mirët në botë, portieri Adrian tha se nuk është fati duke i ndihmuar Salah, por puna e tij e pandalshme.

“Nuk i njoh Ronaldon e Messin, dhe nuk e di se si stërviten ata, por e njoh Salah. Ai është një punëtor i madh. Ai nuk pushon kurrë. Ai gjithmonë është duke u stërvitur, ose në rehabilitim. Edhe pas disa orëve pas ndeshjes, ai është duke bërë diçka për tu përmirësuar, dhe që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Adrian.

“Ai stërvitet si i çmendur. Nuk është duke ndikuar fati që ai të jetë në këto momente fantastike. Të jesh njëri nga më të mirët në botë dhe të tregosh atë nivel në çdo ndeshje, duke shënuar gola, duke pasuar, vrapimet dhe driblimin, ai është duke bërë paraqitje fantastike”, shtoi portieri spanjoll.

Po ashtu, portieri rezervë i Liverpoolit Adrian tregoi që në bazë të opinionit të tij, Mohamed Salah është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Lexo edhe

Video

error: