Është mbajtur takimi i Komitetit Ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, në të cilën u theksua rëndësia e së drejtës së pronësisë.
Gjatë këtij takimi po ashtu u tha se me zbatimin e suksesshëm të kësaj strategjie nga të gjitha institucionet, përfitimet do të jenë shumë të mëdha, si në aspektin financiar e po ashtu edhe në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve të të gjitha institucioneve.
Ai derisa ka thënë se në kuadër të kësaj, qeveria ka miratuar disa ligje, shtoi se tani është thelbësore të shqyrtojnë kërkesat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për administrimit dhe pushtetit lokal në mënyrë që ta funksionalizohet në tërësi këtë ligj.
“E drejta e pronësisë është e garatnuar dhe e qartë vetëm përmes një sistemi kadastral të strukturuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare", tha ai.Ndërsa, ka renditur edhe disa nga projektet që pritet të përmbyllen deri në fund të këtij viti.
"Deri në fund të këtij viti na presin edhe zhvillime të mëdha në fushën që mbulojmë ne e që ndërlidhet edhe me institucionet tjera. Do të përmbyllet vendosja e numrave dhe emrave të rrugëve në gjitha komunat, do të përfundohet rrjeti i nivielimit, do të bëhet digjitalizimi i procesit të licencimit të gjeodetëve", ka shtuar Ahmeti.
Dorus Kruse, nga Dutch cadastre ka thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë drejtim e po ashtu edhe të mësojnë në përparimin që është arritur tash.
Ndërsa ka shtuar se deri më dje kanë arrit që diku 3 mijë e 600 familje të vizitohen fizikisht, në këtë drejtim të shpërndahen informacione për procedurat e regjistrimit të pronës dhe nevojën e regjistrimit të punë.
Në anën tjetër, Amir Sogujeva ka prezantuar në detaje çështjen e sistemit të adresave dhe ndërlidhjen e qytetarit me adresën zyrtare. Derisa ka thënë se deri më tani janë të identifikuara rreth 22 mijë rrugë ose zona qarkullimi publik.