“Ti s’je askushi”, debat mes G-bani dhe Shkëlzenit

“Ti s’je askushi”, debat mes G-bani dhe Shkëlzenit

Me sa po duket G-bani nuk ka reflektuar gjatë kohës kur ishte jashtë shtëpisë “Big Brother Vip Albania”. Pasi u eliminua nga banori Besart Kelmendi, ndryshe i njohur si Gjesti, G-bani trazoi ujërat në ditën e parë të rikthimit të tij.

Një debat lindi mes tij dhe banorit Shkëlzen Ruçi, që çoi deri tek konfrontimi fytyrë më fytyrë.

Situata u tensionua kur dy konkurrentët u përballën afër njëri-tjetrit, ndërsa banorët e tjerë qëndronin afër tyre.


G-bani është kritikuar nga produksioni edhe më përpara për sjelljet e tij jo të mira. Ishte sulmi fizik që bëri ndaj Gjestit, ai që e largoi me zarf të zi G-banin, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në shtëpinë e vëllait të madh.

Pas një avantazhi që Gjesti pati gjatë javës së kaluar, nominoi disa nga banorët e larguar nga shtëpia për një mundësi të dytë rikthimi.

Fatin për t’u bërë edhe njëherë pjesë e shtëpisë e patën Jozi dhe Amber bashkë me G-banin.

Se sa do vazhdojë rrugëtimi i këngëtarit në shansin e tij të dytë mbetet për t’u parë se a do e largojë vetën dhe një herë apo kësaj radhe do të përjashtohet nga votat e publikut./KosovaPress

Lexo edhe

Video