Kurti takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Kurti takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi të enjten të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe diplomatja amerikane diskutuan për zhvillimet e fundit, mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe përmbylljen e procesit zgjedhor dhe “hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të”.

“Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Kosova ka mbajtur më 9 shkurt zgjedhjet e përgjithshme ku kanë votuar 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vota, rezultatet përfundimtare të së cilave ende nuk janë publikuar.


Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë fituese me 40.96%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.55%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.10%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën me 7.52%./KosovaPress

https://kosovapress.com/kurti-takoi-ambasadorin-gjerman-ne-kosove

https://kosovapress.com/kryeministri-kurti-priti-ne-takim-ambasadorin-e-suedise

Lexo edhe

Video