Anulohen tenderët për ndërtimin dhe renovimin e tri stadiumeve

Anulohen tenderët për ndërtimin dhe renovimin e tri stadiumeve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka anuluar tri tenderë që kapin vlerën prej 37 milionë eurove e të cilat kanë të bëjnë me renovimin e tri stadiumeve të futbollit në vend.


Për stadiumin e qytetit në Pejë ishin paraparë 19 milionë euro, 15 milionë të tjera për stadiumin e qytetit në Gjilan dhe tre milionë për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton KosovaPress.

Nuk dihen ende arsyet që kanë sjellë këtë vendim të MKRS-së, por që këto vendime janë publikuar në faqen zyrtare të prokurimit.

Lexo edhe

Video