Shpërndarja e investimeve kapitale në komuna me fokus në infrastrukturë

Në 13 komuna të Kosovës gjatë periudhës 2018-2023, investimet kapitale në zonat rurale dhe urbane arritën vlerën 540 milionë euro. Derisa 442 milionë prej tyre u investuan në zonat urbane ndërkaq, 98 milionë të tjera në zonat rurale.

Kështu thuhet në prezantimin e raportit “Praktikat e 15 komunave në investimet e kapitalit nëpër lokalitet 2018-2023” nga Instituti GAP dhe Helveta DEMOS.

Derisa në këtë analizë shkruan se “shpërndarja e fondeve nëpër lokalitete rurale tregon pabarazi të dukshme”.

Komunat e përfshira në këtë raport janë Drenasi, Dragashi, Kaçaniku, Podujeva, Prizreni, Rahoveci, Ferizaj, Klina, Kamenica, Obiliqi, Peja, Suhareka, Vitia, Juniku dhe Graçanica.

Analisti i politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu tha se investimet kapitale në 15 komuna te Kosovës gjatë periudhës 2018-2023 kanë pasur rritje të përgjithshme të buxheteve prej 40 për qind.

Përkundër kësaj, ai potencoi se në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19 pati rënie të buxhetit.

Salihu potencoi se shpërndarja e investimeve kapitale sipas fushave tregon një fokus të madh të investimeve në infrastrukturë, e cila mori mesatarisht 65% të buxhetit kapital në 15 komunat.


Derisa prezantoi këtë raport, Salihu theksoi se nga 15 komunat e analizuara në këtë raport, Kamenica kishte rritjen më të madhe të buxhetit në kapitale në periudhën 2018-2023. Ndërsa, Graçanica dhe Juniku ishin të vetmet që kishin rënie buxhetore në po të njëjtën periudhë.

Salihu tha se investimet kapitale në 13 komunat e përfshira në raport arrijnë vlerën në 540 milionë euro.

Ai tregoi se investimet janë të përfshira 595 lokalitete, derisa 166 prej tyre nuk kanë përfituar asgjë nga investimet kapitale gjatë periudhës 2018-2023.

Ndërkaq,drejtori i Departamentit të Buxhetit nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi tha se komunat kanë përgjegjësi përcaktimin e llojit të projektit.

Elmazi potencoi se në momentin që vlerësohet nga MFPT-ja që projektet e reja të propozuara nga komuna që nuk i plotësojnë kriteret e udhëzimit administrativ, dërgohen tek rezervat e komunës, që të ketë mundësi për rishikime.

Sipas tij, ky raport i GAP-it dhe Helvetas Demos, ka identifikuar një shpërputhje në investimet në zonat rurale dhe urbane, e që sipas tij kjo është përgjegjësi e  komunave dhe Ministria e Financave nuk ka të drejta në këtë pjesë.

Ndër të tjera, në raportin “Praktikat e 15 komunave në investimet e kapitalit nëpër lokalitet 2018–2023” shkruan se shumica e lokaliteteve ku jetojnë komunitetet jo shumicë, me përjashtim të Dragashit dhe Prizrenit, përfitojnë pak ose aspak nga kategoria e buxhetit që i përket investimeve kapitale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video