Ademi thotë se FFK është e gatshme të nis punën në rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”

Ademi thotë se FFK është e gatshme të nis punën në rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi në Kosovë që plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare si në nivel klubesh ashtu edhe në atë të kombëtareve.

Në ndeshjet e këtij muaji ku Kosova luajti ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, interesimi i tifozëve për të parë ndeshjet nga tribuna ishte i jashtëzakonshëm dhe shfaqi nevojën për rritje të numrit të ulëseve, raporton KosovaPress.


Kapaciteti aktual i këtij stadiumi është 13 mijë ulëse dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka gati planin për rritjen e tij edhe për 8 mijë ulëse të tjera.

Kryetari i federatës, Agim Ademi, ka thënë përmes një shkrimi në “Facebook” federata që ai drejton është e gatshme të nis punën dhe se për këtë vetëm po presin përgjigje nga Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”  për 8000 ulëse.

Lexo edhe

Video