Ademi paralajmëron ardhjen e Ronaldos në Kosovë

Ademi paralajmëron ardhjen e Ronaldos në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar ardhjen e ish-sulmuesit brazilian, Ronaldo, në Kosovë.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet i pari i FFK-së në postimin e tij në Facebook ku ka bërë të ditur se është takuar me “Fenomenin” në Katar, atje ku po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit, transmeton KosovaPress.


Ai ka thënë se bashkë me Ronaldon diskutuan për vizitën e parë të Ronaldos në vitin 1999 si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën, sipas Ademit, ai e ka pranuar me kënaqësi.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.”, ka shkruar Ademi.

I pari i Federatës së Futbollit nuk ka zbuluar se kur mund të realizohet kjo vizitë.

Lexo edhe

Video