Ademi kërkon nga kryetari i Suharekës t’i jap Ballkanit parcelë në shfrytëzim për 99 vite

Ademi kërkon nga kryetari i Suharekës t’i jap Ballkanit parcelë në shfrytëzim për 99 vite

Në vazhdën e vizitave nëpër stadiumet e futbollit në Kosovë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi të dielën vizitoi edhe stadiumin e qytetit në Suharekë, ku aktivitetin e vet e zhvillon kampioni i Kosovës, Ballkani.

Me këtë rast, i pari FFK-së, përmes një shkrimi në faqen e tij në “Facebook” i ka bërë thirrje kryetari të komunës së Suharekës Bali Muharremaj që Ballkani t’ia jap në shfrytëzim një parcelë për 99 vitet e ardhshme, përcjellë KosovaPress.

Kjo, sipas Ademit, do të mundësonte që Federata e Futbollit të Kosovës do të mund të investonte nga fondet e UEFA-së dhe FIFFA-së.


“I lutem kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrasturkturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që FC Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit. Kjo do të na mundësonte edhe neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s.”, ka shkruar Ademi.

Tutje, Ademi ka thënë se plani i tij me investimet në stadiume është që ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll të zhvillohen në mbrëmje.

“Ne duam që ndeshjet e Superligës tonë të kthehen të luhen në orët e mbrëmjes, pasi në këtë mënyrë ndeshjet e futbollit në secilin qytet do të ktheheshin në ngjarje kryesore të mbrëmjes dhe kësisoj do t’i mundësonim qytetarëve tanë që me familjet e tyre t’i përcjellin ekipet e zemrës në kushte të volitshme”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video