Adem Mikullovci zbulon bisedën e fundit me të ndjerën Leze Qena

Adem Mikullovci zbulon bisedën e fundit me të ndjerën Leze Qena

Aktori i madh Adem Mikullovci zbuloi një pjesë të bisedës që pati tashmë me të ndjerën aktoren Leze Qena.

Si për çudi, temë e tyre ishte edhe se kush do të lë këtë botë më shpejtë.

Postimi i plotë i Adem Mikullovcit:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..


Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…

Teatri i jonë Leze-u mbyll.

Lexo edhe

error: