Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

AC Milan-Atalanta, formacionet e mundshme

AC Milan-Atalanta, formacionet e mundshme

Liderët e Serie A AC Milan presin në shtëpi skuadrën e Atalantas, ku “Rossonerët”, sot kanë shansin që me një fitore të mundshme, të deklarohen si kampionë të stinorit dimëror.

Ky derbi i madh i Lombardisë, parasheh që të zhvillohet një ndeshje e tensionuar mes dy ekipeve, ku skuadra e Stefano Piolit, këtë edicion është duke kaluar nëpër një formë tejet të shkëlqyer, në krahasim me Atalantan, e cila nuk po mund ta gjejë vetën këtë edicion, përcjell KosovaPress.

Pas 18 xhirosh, AC Milan gjendet në pozitën e parë në tabelë, me 13 fitore, katër barazime dhe 1 humbje, duke arkëtuar kështu 43 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Atalantas pas 18 ndeshjesh kanë regjistruar nëntë fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje, dhe pozicionohen në vendin e gjashtë me gjithsej 33 pikë.


Të dy trajnerët Pioli dhe Gasperini do të kenë mungesa në ekipet e tyre, ku tek Milani nuk do të paraqiten Calhanoglu, Romagnoli, Bennacer ndërsa tek skuadra e Atalantas nuk do të paraqitet vetëm mesfushori Mario Pasalic.

Ndërsa formacionet e mundshme të dy skuadrave pritet të jenë këto si më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Kalulu, Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Diaz, Leao; Ibrahimovic

Atalanta BC (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic; Zapata

18:00 AC Milan (1) – Atalanta BC (6) (Stadiumi San Siro)

Video

error: