Abelard Tahiri reagon pas vendimit të Kushtetueses për KPMSHCK
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka përshëndetur vendimin e  Kushtetueses që Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës t’i dërgohet presidentes për shpallje, pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, të cilat janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe janë të pavlefshme.

“Edhe me vendimin e sotëm Gjykata Kushtetuese konfirmoi të bazuara të gjitha pretendimet tona se Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës, i miratuar nga pushteti në tetor të vitit të kaluar, kishte për qëllim kapjen dhe nënshtrimin e administratës, si dhe legjitimimin e emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme brenda saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka thënë se si grup parlamentar kanë qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin, administratën publike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve përballë tentimeve të dështuara për të shkatërruar vlerat dhe parimet e demokracisë tonë kushtetuese të ndërtuara me shumë mund dhe sakrifica.

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për KPMSHCK • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024