Abdixhiku vaksinohet me AstraZeneca, fton qytetarët të veprojnë njësojë

Abdixhiku vaksinohet me AstraZeneca, fton qytetarët të veprojnë njësojë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është vaksinuar me AstraZeneca.

Abdixhiku këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka ftuar të gjithë qytetartët që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kreu i LDK-së ka thënë se nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit.

Ky është postimi i tij i plotë:


Sot, u vaksinova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.

Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë. Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim.

Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksinimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit!

Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit. Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë.

Lexo edhe

Video

error: