Abdixhiku: Uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën

Abdixhiku: Uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën

Kryetari i Lidhja Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në twitter, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Abdixhiku ka shkruar se hapja zyrtare e negociatave është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për shtetet fqinje por edhe për mbarë Ballkanin Perëndimor.


Ai ka vlerësuar këtë moment historik për shtetet fqinje, duke e konsideruar si vizion të prekshëm edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Abdixhiku ka thënë që tani është radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

Lexo edhe

Video