Abdixhiku uron myftiun Tërnava: Kurban Bajrami na mëson për solidaritet

Për të uruar kremten e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës sot ka qëndruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se kjo festë na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë.


“Është një festë që na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri të atyre që janë në nevojë dhe duke mirëkuptuar natyrisht gjendjen e tanishme të pandemisë dhe mungesës së besimtarëve për të ushtruar ritet fetare shpresojmë që një gjendje e tillë të përfundojë sa më parë dhe t’i kthehemi normalitetit sa më shpejt”, tha ai.

Qysh nga mëngjesi Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar krerët e subjekteve politike dhe fetare në Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Abdixhiku uron myftiun Tërnava: Kurban Bajrami na mëson për solidaritet Ipeshkvi Dodë Gjergji: Festojmë bashkë se është fe e vëllezërve tanë ​Krasniqi uron Kurban Bajramin: Begati e mirëqenie për besimtarët! Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë ​Presidentja Osmani uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit ​Kurti uron Bajramin: Me sakrificë e angazhim Kosovën do ta bëjmë shtet të fortë […]

Komentet janë të mbyllura.