Abdixhiku uron kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së Friedrich Merz

Abdixhiku uron kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së Friedrich Merz

Në emër të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku i ka dërguar sot telegram urimi Friedrich Merz, kryetarit të sapo zgjedhur të CDU-së.

“I nderuar President,

Po ju shkruaj për t’ju uruar për zgjedhjen tuaj sot si kryetar i Unionit Demokristian.


Mbështetja e jashtëzakonshme që morët nga anëtarësia e CDU-së dhe delegatët e saj është një shenjë e fortë e vlerësimit që populli gjerman ka për personalitetin tuaj dhe besimin e tij të fortë se si lider i CDU-së ju do ta çoni më tej partinë dhe vendin.

Si parti simotër e CDU-së, ne në LDK jemi të bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë që e kemi ndërtuar ndër vite edhe në të ardhmen. Gjermania dhe CDU kanë qenë gjithmonë përkrahës të mëdhenj të Kosovës dhe popullit të saj, dhe ne e vlerësojmë vërtetë këtë.

Teksa niseni në këtë rrugë të re dhe përballeni me sfidat që ju presin, ju uroj shëndet dhe rrugëtim të suksesshëm!”

Lexo edhe

Video