Abdixhiku thotë se nuk ndihet i rrezikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se nuk ndihet i rrezikuar ndaj tentim atentatit ndaj tij.

I pyetur për motivin e këtyre kërcënimeve, lideri i LDK-së, tha se nuk mund të paragjykojë, por besojnë në punën e organeve të drejtësisë.


“Janë Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë që vlerësojnë një gjë të tillë jo partitë politike erdha në Kuvend siç kam ardhur çdo ditë…(A ndiheni i rrezikuar) Jo, jo vazhdojmë punën tonë si çdoherë“, tha ai.

Përndryshe, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të LDK-së, Avduallah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Një grup shqiptarësh që jetojnë jashtë Kosovës kishin rënë në përgjimin e policisë gjermane, teksa kanë qenë duke folur për realizimin e disa vrasjeve politike në Kosovë. Organizatori i atentatit është raportuar se në shënjestër kishte edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe deputeten e kësaj partie Ganimete Musliu.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.