Abdixhiku takohet me Berger

Abdixhiku takohet me Berger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku priti sot në takim sekretarin e shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, të cilin e informoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të tetorit.  

Abdixhiku e falënderoi Berger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset. 


Ndërsa, zyrtari i lartë gjerman shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, nevojën për liberalizim të vizave, si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. 

Ndryshe, sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger po qëndron për vizitë në Kosovë, ku dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lexo edhe

Video

error: