Abdixhiku: Qeveria Kurti nuk di, ajo vetëm kritikon

Abdixhiku: Qeveria Kurti nuk di, ajo vetëm kritikon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur rreth krizës aktuale me energji elektrike në vend.

Ai tha se pozita aktuale në Kosovë duhet të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po përballet, përfshirë edhe atë energjetike.


Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka pasur idenë se do të ketë krizë energjike kur gjatë verës flitej për një gjë të tillë në Evropë dhe rajon.

“Qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit pa energji elektrike në mbrëmje në Evropë”, tha Abdixhiku duke iu referuar deklaratave të Kurtit se “rryma nuk ruhet në frigorifer”.

“S’dinë, ata dinë vetëm të kritikojnë”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

Lexo edhe

Video