Abdixhiku: Pushteti po e sulmon më tepër opozitën sesa Beogradin

Abdixhiku: Pushteti po e sulmon më tepër opozitën sesa Beogradin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se pushteti po e sulmon opozitën më tepër sesa Beogradin. Abdixhiku tha se ministra dhe deputetë të pushtetit vazhdimisht e krahasojnë LDK-në me interesat e Beogradit.


“Pushteti po bën popullizëm më tepër ndaj nesh sesa ndaj Beogradit, sikur gajlen e ka me ne. Ka qëndrim publik të ministrit dhe të deputetëve të pushtetit që vazhdimisht e krahasojnë faktorin politik shqiptar, Lidhjen Demokratike të Kosovës, bartësin e lëvizjes paqësore për liri dhe pavarësi të Kosovës, me ankorim me interesat e Beogradit”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se kjo gjeneratë politike duhet ta anëtarësojë Kosovën në NATO. “Le të themi që gjenerata e kaluar i dha Kosovës edhe lirinë edhe pavarësinë, kjo gjeneratë politike e ka për obligim që t’i jep Kosovës edhe NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, theksoi kreu i LDK-së./Klan Kosova

Lexo edhe

Video